Qeveria miraton fondin 8.7 mld lekë! Ahmetaj: Gati ndërtimi i 3400 shtëpive të individuale!

6 Mars 2020, 12:14

TIRANE - Qeveria ka miratuar fondin limit prej 8.7 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit të vitit 2020 për nisjen e 3400 shtëpive individuale. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar në një deklaratë për shtyp edhe shifrat zyrtare për modelet dhe përmasat e banesave që ai tha se do të rindërtohen një muaj nga nisja e punës. Ai tha se nga fondi prej 8.7 miliardë lekësh, 2.2 miliardë do i kalojnë Bashkisë së Tiranës për 889 njësitë e banimit që do të rindërtohen në kryeqytet.