Menaxhimi me PPP i parkut Kombëtar të Butrintit, hyn në fuqi dokumenti

3 Gusht 2020, 17:39 | Përditesimi i fundit: 2020-08-07 17:34:41

Këshilli i Ministrave ka miratuar tetë muaj pas prezantimit të draftit, “Planin e menaxhimit të integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, që për dhjetë vjet menaxhohet nga një Fondacion i ri, i krijuar sipas ligjit të trashëgimisë kulturore. Ky dokument ka hyrë në fuqi, duke u botuar edhe në fletoren zyrtare, në mbështetje të kushtetutës edhe të ligjit për “Trashëgiminë kulturore edhe muzetë”, pas diskutimeve të shumta nga specialistët e trashëgimisë.