Qeveria në Fier, Rama: Ende ka parazitë dhe grabitqarë në administratë, 80 u larguan

21 Prill 2018, 13:44

Qeveria “Rama 2’ është zhvendosur në qarkun e Fierit në një mbledhje dy ditore. Pas vendimeve që u morën dje, sot kabineti qeveritar ka zbritur në terren duke zhvilluar një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë për punësimin, ​shërbimet dhe reformën e tokës. Rama u shpreh në fjalën e tij se në administratë ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve.

Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve. Kur një qytetar është penguar padrejtësisht, ne evidentojmë shkaktarët duke i larguar nga puna dhe duke i çuar në ndjekje penale. Sot janë mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë për këtë shkak. Sot mbi 400 shërbime për qytetarët jepen përmes internetit, të gjithë drejtuesit e zyrave të ndihmojnë që sa më shumë njerëz ti përdorin.

Kryeministri Edi Rama

Nisur nga protestat e biznesit të vogël ditët e fundit në disa qytete për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-së, Rama tha se Tatimet kanë zhvilluar takime duke informuar 6 mijë biznese nga 9 mijë që preken nga ndryshimet.

    No videos found.