TIRANE - Qeveria ka miratuar fondin limit prej 8.7 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit të vitit 2020 për nisjen e rindërtimit të 3400 shtëpive individuale, ndërkohë që ndihmat (grante dhe kredi) të mbledhura nga Konferenca e Donatorëve, nuk janë derdhur ende në fondin e rindërtimit. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar në një deklaratë për shtyp edhe shifrat zyrtare për modelet dhe përmasat e banesave që ai tha se do të rindërtohen një muaj nga nisja e punës. Ai tha se nga fondi limit prej 8.7 miliardë lekësh i miratuar, 2.2 miliardë do i kalojnë Bashkisë së Tiranës për 889 njësitë e banimit që do të rindërtohen në kryeqytet, ndërsa 2500 banesat e tjera do të ndërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Qeveria nis rindërtimin pa donacionet e huaja! Miraton fondin 8.7 mld lekë! Ahmetaj: Gati ndërtimi i 3400 shtëpive individuale!
No videos found.