TIRANË- Qeveria ka vendosur të japë një shpërblim për pensionistët këtë fundvit, pavarësisht se vështirësive në buxhetin e shtetit për shkak të tërmetit dhe pandemisë së COVID-19. Gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku raporton se shifra nuk është përcaktuar ende, por po diskutohet të jetë 3 mijë lekë ose 5 mijë lekë, që mund t'i kushtojë buxhetit të shtetit nga 2-3.3 mld lekë. Nga rishikimi i buxhetit 2020 për herë të katërt, përcaktohet edhe shuma që do u jepet.
