Qeveria shqiptare kërkesë NATO-s për ndihma mjekësore (DOKUMENTI)

7 Prill 2020, 10:40 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 13:09:36

TIRANË  - Report Tv siguron kërkesën e qeverisë shqiptare drejtuar NATO-s, që mban datën 27 mars 2020, për ndihmë për pajisje mjekësore.

Sipas interesimit të Report Tv, kjo kërkesë është duke u shqyrtuar dhe shumë shpejt do të ketë një përgjigje për shtetin shqiptar. Shqipëria nuk është i vetmi shtet që ka trokitur për ndihma në dyert e NATO-s.Bëhet fjalë për një numër të lartë kërkesash: Ministria e Mborjtjes dhe qeveria kërkojnë 800 respiratorë, 1.5 milionë maska, 300 doreza, 200 mijë veshje për mjëket, 4 mijë maska oksigjeni dhe 700 monitorë.