Qeveria suedeze 'dorë të lirë' koronavirusit, gazetari rrëfen për Report Tv: 7 të vdekur dhe asnjë masë

16 Mars 2020, 23:02

Në një lidhje skype nga Suedia, në edicionin e lajmeve në Report Tv gazetari Ervin Demo rrëfen situatën aktuale të krijuar nga Covid 19 në Suedi. Deri në këto momente, gjendja në Suedi paraqitet serioze pasi  janë rreth 1059  persona të prekur nga covid 19, dhe numërohen 7 viktima, ku vetëm ditën e sotme humbën jetën 4 prej tyre. Ai shprehet se pavarësisht situatës, qeveria suedeze është larg masave të marra nga shtetet fqinje për parandalimin e virusit. "Deri tani, masa e vetme që ka marrë  qeveria është ndalimi i fluturimeve jashtë kufijve të atyre që nisen për pushime, por ndërkohë është i lejuar për ata që fluturojnë për arsye pune apo kthimi në atdhe. Ndërkohë janë të hapura, baret, restorantet, marketet etj. Ndërsa për sa i përket emigrantëve shqiptarë, deri në këto momente nuk kemi një raportim zyrtar të  ndonjë shtetasi shqiptar të prekur nga koronavirusi. Populli, ka pak panik pasi para ca ditësh ata u dyndën të gjithë drejtë supermarketeve duke i boshatisur ato", përfundon Demo për report tv.

  •