“Qeverinë ta udhëheqin të rinjtë në emigracion!”, vlonjati kërkon “zhdukjen” e politikanëve aktualë

28 Shkurt 2021, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2021-02-28 11:19:54

Duke u shprehur kundër të gjithë politikanëve aktualë, një prej qytetarëve kërkoi që ata të ikin nga klasa politike dhe në krye të qeverisë të vihen të rinj që janë emigrant dhe të shkolluar në vende të zhvilluara. Janë tre banda që duhet t’i bëjnë nder këtij vendi dhe të largohen e të bëhet një qeveri teknike me njerëz që nuk janë përlyer në këtë politikë që kemi parë deri më sot, tha telefonuesi nga Vlora.