QSUT rrethohet nga policia, pritet ti komunikohet masa e sigurisë Ardjan Çapjas

1 Prill 2021, 11:00

Në kardiologjinë e QSUT, ka prani të shtuar të forcave të policisë pasi në 11:00 i bëhet komunikimi i masës së sigurisë për Ardjan Çapjas, i arrestuar dy ditë më parë përmes operacionit "Krasta 2021", i përfshirë në ekzekutimin e babë e bir, Gentjan Beqiri e Nezir Beqiri.

Masa nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Elbasanit bëhet në kardiologjinë në QSUT pas shqetësimeve shëndetesore të shfaqura nga Ardjan Çapja pas arrestimit.