Qyetari i ashpër me Genc Rulin: Nuk e pastron dot figurën e Berishës!

27 Janar 2021, 11:14

Pas daljes në një intervistë në media të një prej figurave të PD, Genc Ruli, një prej qytetarëve në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju”, ka folur me tone të ashpra për veprimtarinë e tij. Janë një klikë politikanësh që e kanë shkatërruar popullin se në të kaluarën e tyre etërit dhe familjarët e tyre kanë dënuar dhe ndëshkuar njerëz të pafajshëm, ka thënë telefonuesi dhe sado të mundohen nuk e pastrojnë dot figurën e Sali Berishës duke fol nëpër ekrane, nënvizoi ai.