Qyno: Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, ja kush është porositësi i kërkuar nga polica /EMRI

30 Janar 2020, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2020-01-30 15:05:01

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno ka nxjerrë emrin e porositësit të rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz. Sipas tij porositësi është Dritan Rexhepi i cili në Shqipëri është i dënuar me 25 vjet për vrasjen e dy policëve.

Sipas gazetarit në të njëjtin status janë edhe Gentian Doci nga Shkodra si dhe një person i quajtur M.Bajri.

" Dritan Rexhepaj me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve. Vuan dënimin në Ekuador. Dyshohet se ka dhënë urdhrin.  Dritan Rexhepi dyshohet se ka dhënë urdhrin për rrëmbimin e tij. Në të njëjtin statuse edhe Gentian Doci nga Shkodra, Po kështu edhe M.Bajri. Urdhrin e ka bërë Altin Hajri me grupin e tij.  Ata bashkëpunojnë shumë me njëri tjetrin. Kur kanë halle bashkohen dhe zgjidhin çështjet. Fakti që vëllai i viktimës nuk ka kryer siç duhet porosinë. Organizata është një grup shumë i gjerë të gjithë kanë detyrat e tyre. " tha gazetari.

Dritan Rexhepaj, prej gjashtë vitesh po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Quito Ekuador .

    No videos found.