Qytetarët ankohen se nuk kanë marrë kempin: Kur shkova më bankë më thanë nuk ke lekë

6 Prill 2020, 11:12

Ndërprerja e kempit ka qenë një nga problemet më kryesore që kanë pasur qytetarët të cilët qëndronin në radhë në zyrat e minibashkisë nr.6 në Tiranë. Ndonëse ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se kempi nuk do të ndërpritet dhe dalja përpara komisionit do të bëhet pasi të përfundojë kjo situatë, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Për mikrofonin e Report Tv, qytetarët ankohen se nuk kanë marrë kempin dhe kjo është e vetmja e ardhur që ato kanë për t'u ushqyer.

"Kur shkova te banka më thanë nuk ke kempin. Të gjithë e kanë marrë, vetëm unë jo", tha një qytetare.

"Nuk kam marrë kempin", tha një tjetër.

  •