Qytetarët ‘blindohen’ me maska, boshatisën farmacitë! Ministria: Spitalet pa mungesa

24 Shkurt 2020, 19:26

Me afrimin në Italinë fqinje i koronavirusit, masën e parë parandaluese shqiptarët e kanë parë tek maskat mbrojtëse duke shfaqur një panoramë që rrallë ndodh ta shohësh teksa ecën në rrugët e kryeqytetit. Në disa farmaci në Tiranë, kërkesat kanë qenë aq të shumta për t’u ‘blinduar’ me maska mbrojtëse, saqë tashmë ka mungesë. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se depot farmaceutike kane stok të mjaftueshëm për të përballuar kërkesat për maska. Farmacistë në Tiranë thanë për Report Tv se mungesa në depot farmaceutike ndikon dhe në rritjen e çmimit të maskave.