Qytetarët i drejtohen bregdetit, fluks automjetesh në autostradë dhe rrugën e Gjirit të Lalzit

12 Korrik 2020, 08:50 | Përditesimi i fundit: 2020-07-12 08:51:18

E diela dhe pushuesit që i drejtohen bregdetit rikthejnë trafikun!

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë - Durrës ka pasur fluks automjetesh.

Radha e gjatë e automjeteve nis nga Vora dhe zgjatet deri në kryqëzimin e Gjirit të Lalzit, një zonë tepër e frekuentuar nga pushuesit kryeqytetas, por jo vetëm.

Në videon që Report Tv ka siguruar duken edhe patrullat e policisë, për të menaxhuar situatën e trafikut.

Në fundjavë kjo është shndrruar në në pamje të zakonshme jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje kur nis dhe kthimi i pushuesëve në Tiranë.