Qytetarët i kërkojnë reagimin e ashpër ndaj protestuesve, Rama: Ne nuk jemi si ata. S'na shkon mendja tek plumbi

12 Maj 2019, 14:53

Kryeministri Edi Rama tha se ka marrë mesazhe të shumta nga qytetarët gjatë zhvillimit të protestës së dhunshme të opozitës, ku tha se kërkonin arrestimin dhe reagimin e ashpër ndaj tyre.

Rama tha se ndryshe nga qeveria e shkuar, tashmë nuk qëllohet më mbi protestuesit.

"Ne nuk jemi ata, nuk kemi ardhur në qeveri që të bëjmë atë që bënin ata. Janë të fajshëm por nuk mund të të shkojë mendja se meritojnë plumbin. Vendimin e  jep drejtësia, meritojnë dënimin. Me të drejtë njerëzit kërkojnë ndëshkimin e rrugëhumburve që u thotë mendja se mund të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë për shkak të ankthit të tyre në raport me drejtësinë. Flas për ata që janë kokat e gjithë kësaj veprimtarie të paligjshme dhe të turpshme për të gjithë ne dhe që kurrë nuk e kanë dashur, nuk e duan dhe nuk do ta duan reformën në drejtësisë se i fiken drejtësisë si djalli temjanit. Mendojnë se do bllokojnë integrimin e Shqipërisë", tha kryeministri.

  •  

    No videos found.