Qytetarët konsumojmë më pak fruta deti në kohë karantine, peshkatarët: Janë mbyllur restorantet

13 Prill 2020, 16:18

SHËNGJIN- Situata e krijuar nga Koronavirusi në vend po jep ndikim negativ për sektorin e peshkimit në Shëngjin. Edhe pse kjo veprimtari nuk është e bllokuar këtë periudhe, për shkak të mbylljes së restoranteve sigurimi i tregut për produktet e detit është kthyer në një mision të vështirë për peshkatarët. Në këto kushte, ata i kanë kufizuar daljet e tyre në det për të peshkuar.