Qytetarët në Institut pa maska e doreza pranë tregut: S'kemi frikë, faleminderit, s'kemi nevojë

28 Prill 2020, 13:54 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 13:58:24

REPORT TV bëri sot një vëzhgim në Institut ku evidentoi se masat nuk respektohen nga qytetarët. Në tregun e fruta perimeve, tregtarët kanë maska dhe doreza, por qytetarët nuk i zbatojnë masat duke qëndruar ngjitur me njëri tjetrin pa distancim dhe pa asnjë masë mbrojtëse. Në këtë treg nuk ka tunel dezinfektimi. Gjithashtu, problem kryesor është higjiena, pasi shumë produkte shiten në trotuar.Por as qytetarët nuk janë të gjithë të ndërgjegjësuar mbi rrezikun e COVID-it, teksa disa prej tyre nuk mbajnë as maska dhe as doreza. Njëri prej tyre i pyetur nga Report Tv, tha se "Nuk ndiqem i rrezikuar, as frikë nuk kam. Nuk është përhap shumë në vendin tonë, sot 14 raste kishte". Ndërsa një tjetër i pyetur për maskën dhe dorezat u shpreh se "Nuk kemi nevojë faleminderit".