Qytetarët në Lezhë sfidojnë temperaturat e ulëta, festë e magji fishekzjarrësh për ardhjen e 2026-ës

1 Janar, 00:26 | Përditesimi: 1 Janar, 00:26

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Lezhë bashkimi i akrepave të orës që lajmëruan ardhjen e Vitit të Ri u prit me një atmosferë të gëzueshme. Qindra qytetarë sfiduan temperaturat e ulëta dhe mbushën rrugët dhe sheshin kryesor të qytetit, duke u bërë pjesë e festimeve. Për disa minuta, qielli u ndriçua nga magjia e fishekzjarrëve të shumtë, të cilët u hodhën në mënyrë të organizuar nga Bashkia.

A.A/Shqiptarja.com