Qytetarët në zonat e gjelbërta shijojnë lirinë: Të dalin njerëzit nga depresioni! I moshuari nuk 'ngopet' me diellin...në dyqane shfaqen blerësit e parë

27 Prill 2020, 16:18

TIRANË-Pas më shumë se një muaji e gjysmë të mbyllur, qytetarët në zonat e gjelbërta, kanë nisur të shijojnë lirinë. Në rrugët e qyteteve njerëzit kanë shijuar temperaturat e larta, e ndërsa në dyqane kanë filluar të hyjnë klientët e parë.

Report Tv ka bërë një vëzhgim në Pogradec, Gjirokastër, Sarandë, ku duket se jeta ka rifilluar nga e para.  Qytetarët e kanë vlerësuar si të drejtë vendimin për masa lehtësuese në qytete që nuk kanë raste të të infektuarve. "Të dalin njerëzit nga depresioni", thotë një qytetar. Ka edhe nga ata që nuk janë "ngopur" me lirinë, siç është rasti i një të moshuari. Ai edhe pse i ka mbaruar afati për qëndruar jashtë, shprehet se nuk është mjaftuar me diellin dhe do të qëndrojë dhe disa minuta më shumë, për t'u rikthyer më pas sërish në shtëpi.