Qytetarët: Opozita duhet të pranojë ofertën e Ramës për reformën elektorale! Report Tv sjell sondazhin e dytë

17 Prill, 21:43

Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin e dytë mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të qershorit. Si janë përgjigjur shqiptarët për ofertën e kryeministrit Rama bërë opozitës për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit? Çfarë mendojnë shqiptarët për strategjinë e opozitës për të vazhduar protestat? Si do të votonin sot shqiptarët për zgjedhjet vendore dhe cila do të ishte vota e tyre nëse do të duhej të shkohej në zgjedhje të parakoshme?

Gjithashtu nje tjeter ceshtje pjese e ketij sondazhi lidhet dhe me qasjen qe kane votuesit nese opozita do te bojkotonte zgjedhjet e 30 qershorit? Edhe në sondazhin e dytë (kliko ketu per te lexuar te parin) i ftuar special do të jetë Roberto Baldassarri, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research. Figura e njohur për publikun shqiptar pasi në 2013 dhe 2017 Roberto Baldassarri parashikoi rezultate të sakta të zgjedhjeve politike në Shqipëri. Në studio me gazetarin Denis Minga janë analistë dhe eksperte te fushes.

Kategori të tjera

Shiko të gjitha