Qytetarët: Patjetër, do hapen se s'bën negociata! Palët të dialogojnë për hatër të shqiptarëve

28 Shtator 2019, 18:28

TIRANË- Shqiptaret janë optimistë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.  Ky optimizëm vjen pasi parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian me dy kushte ndërsa shtatë të tjera do zbatohen pas hapjse së negociatave.

Report Tv pyeti qytetarët e Tiranës se cilat janë pritshmërinë e tyre pas vendimit të Budestagut Themi se do hapen, me shpresa ishAllah do Zoti hapen"

"Patjetër që do hapen negociatat, patjetër, ka ardhur fundi tani u mbush kupa, kërkesat po plotësohen, kështu që nuk ka asnjë pengesë për mendimin tim"

"Do hapen se s'bën, ca do bëjnë tjetër, ne i kemi të plotësuara detyrat"

Jemi optimist, po do hapen"-u shprehën disa nga qytetarët

Përsa i përket marrëdhënieve mes palëve politike, qytetarët janë të mendimit se duhet një dialog mes tyre për të mirën e shqiptarëve.