Qytetarët prej 3 ditësh pritje në Kakavijë: Kemi nevoja personale, jemi në mes të vapës

14 Gusht 2020, 12:16

Ndërsa temperaturat shënojnë 40 gradë celsius, situata vështirësohet edhe më shumë për qytetarët që jan lënë në mëshirë të fatit në Kakavijë. Ata shprehen të revoltuar për kamerën e Report Tv, ndërsa shprehin indinjatë për organet kompetente.

"Kam ardhur që në 2 të mëngjesit, kemi ecur vetëm 500 metra, policët bënin indiferentin na thoshin që s'kemi ç'të bëjmë", thotë një qytetar.

"Kemi ardhur që në orën 1, s'kemi as ujë për të pirë, kemi nevojë të shkojmë për nevoja personale, s'dimë si t'ia bëjmë", thotë një grua në pikën e kalimit kufitar me Greqinë.

"Kam ardhur që në orën 1 e gjysmë, është shumë keq nuk lëviz fare, se dimë a do të lëvizim apo jo, po presim në mes të vapës", thotë një qytetar tjetër.