Qytetarët protestë në sheshin 'Skendërbej' kundër masave: Po shkojmë drejt diktaturës! Shoqërohen 6 protestues, rrezikojnë 5 mln lekë gjobë

7 Maj 2020, 15:08

TIRANË- Një grup qytetarësh kanë organizuar ditën e sotme një protestë në sheshin "Skëndërbej" kundër masave të qeverisë. Ato e quajnë "diktaturë" masat kufizuesë, pasi sipas tyre tani më nuk ekziston rreziku i koronavirusi.

Ato kërkojnë hapjen e plotë të vendit, me argumentin se po shkelen të drejtat e individit. Protesta ka qenë pa leje, kjo pasi janë të ndaluara me ligj grumbullimi i madh i njerëzve në një kohë kur vendi është në gjendje të fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit. Për këtë arsye ka ndërhyrë policia, ku ka pasur tension mes protestuesve dhe uniformave blu, të cilët nuk iu bindër urdhrit për t'u shpërndarë në shtëpi! Gazetari i Report Tv bëjnë me dije se janë shoqëruar në Komisariat 6 persona.