Qytetarët respektojnë oraret e qarkullimit, por jo masat mbrojtëse! Dynden në rrugë në dy fashat e orarit, ngjitur me njëri-tjetrin pa maska e doreza

20 Mars 2020, 10:10

Në një vëzhgim të bërë në emisionin e mëngjesit "Shtypi i ditës dhe ju" me gazetarin Andi Kapxhiu njerëzit respektojnë oraret, qoftë ky për lëvizjen e këmbësore apo edhe të makina, por në pah del një tjetër problematikë. Në ato fashë orari ku lejohet lëvizja njerëzisht veçanërisht, nuk janë aspak të ndërgjegjësuar dhe nuk përdorin asnjë masë mbrojtëse.