Qytetarët ‘shfrenohen’ në fundjavë, heqin maskat dhe shijojnë kohën dhe lokalet/ E pësojnë 1825 të pabindur dhe 13 administratorë lokalesh

9 Nëntor 2020, 15:43

Shqiptarët duket se nuk po i tremben shifrave të larta të të prekurve dhe viktimave nga COVID-19, pasi gjatë fundjavës që lamë pas është gjobitur një numër shumë i madh qytetarësh që nuk kanë mbajtur maskën si dhe 13 administratorë lokalesh që nuk zbatuan protokollet e sigurisë në kohë pandemie, duke mbajtur muzikë të lartë edhe pas orës 20:00.

Sipas njoftimit të policisë janë gjobitur me nga 3 mijë lekë 1 mijë e 825 qytetarë të cilët nuk kanë mbajtur maskë në ambientet publike apo në makina.