Qytetarët të mbështetur nga PD protestë në Milot, bllokojnë rrugën e Kombit

11 Dhjetor 2018, 15:39

Banorët e Kurbinit të mbështetur edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar rrugën e Kombit në Milot duke protestuar kundër çmimit të lartë të naftës dhe mungesës së tregut. Me thirrje anti qeverisë Rama në orën 15:00 ata kanë bllokuar rrugën e Kombit, ndërkohë që deklarojnë se protesta do të vijojë.

Përpos banorëve të Kurbinit, gjithashtu në Shkodër, Korçë dhe Fier janë paralajmëruar protesta nga banorët të mbështetur nga partia Demokratike. Kjo është ditë e dytë e protestës në rrethe, që mbështet nga PD dhe partitë e tjera të opozitës