Qytetarët të pasigurt në përdorimin e ashensorëve: S'janë marrë masa për dezinfektim

11 Maj 2020, 17:27

Ashensori, është mjeti më i përdorshëm nga qytetarët që jetojnë në hapësirat publike blloqet e pallateve në kryeqytet. Mungesa e një protokolli me rregulla udhëzuese në kuadrin e masave mbrojtëse për qytetarët  në kohën e pandemisë së Covid 19,  ka bërë që siguria e tyre të vihet në pikëpyetje. Për Report Tv qytetarët në zona të ndryshme në kryeqytet thonë se pavarësisht rrezikut, janë të detyruar t’i përdorin.