Qytetari citon Papën në emision:” Na dëmton më shumë virusi moçal-moral”.

20 Prill 2020, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 11:04:48

Një i moshuar që u bë sot pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv i shqetësuar i tha gazetarit Andi Kapxhiu se ajo që na dëmton më shumë është diferenca e thellë shoqërore dhe ekonomike mes pasanikëve dhe të varfërve. Duke cituar fjalët e Papa Françeskut ai deklaroi në program:”Më tepër na dëmton virusi moral dhe ai moçal sesa koronavirusi.Papa Françesku tha “drejtoni sytë se mbas kësaj do të vijë virusi moçal-moral.Të hapin sytë politikanët dhe pasanikët dhe të kthehen nga vlerat e ta ndihmojnë popullin” e mbylli ai komunikimin.