Qytetari denoncon KORRUPSIONIN për rindërtimin: TURP, më jep LEKËT të shkruaj emrin

21 Gusht 2020, 10:52

Në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një qytetar denoncoi sipas tij korrupsionin e madh që po bëhet me proçesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai i tha gazetarit Andi Kapxhiu se është turp i madh kjo që po bëjnë njësitë administrative ku po marrin para dhe po shënojnë emrat sikur qytetarëve u është prishur shtëpia.