Qytetari denoncon: Policia më ndaloi dhe më kërkoi lekë për të pirë kafe, janë militantë

23 Dhjetor 2020, 09:54

Kritika pati për policinë e shtetit një telefonues në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Zotëria rrëfeu një ngjarje konkrete kur efektivët e kishin ndaluar pa kryer asnjë shkelje dhe i kishin kërkuar lekë për të pirë kafe se nuk kishin pirë kafe. Ai tha se efektivët janë militantë dhe se kjo nuk është gjëja e duhur për policinë.