Qytetari: Dibranët të zgjuar, të mos mashtrohen nga njerëz me petkun e presidentit e parti famijare!

20 Shtator 2020, 11:54

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në emisonin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një prej qytetarëve iu drejtua banorëve të Dibrës duke marrë shkas nga vizita e presidentit në këtë zonë. Të mos mashtrohen dibranët, nga një njeri që vetëm president nuk mund të quhet, ka nënvizuar telefonuesi duke renditur edhe disa nga aktet e këqija që sipas tij kreu i shtetit ka ndërmarrë duke I shkatkuar dëm të madh Shqipërisë. Një kryetar shteti me parti familjare nuk duhet të qëndrojë në atë detyrë, por të shkojë të japë llogari për të gjitha gjërat që ia ka bërë këtij vendi, ka vijuar qytetari.