Qytetari duke kërcyer muzikë latine te Opera pas orës 10:00...ja veprimi i policit

19 Mars 2020, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2020-03-19 12:05:33

Një qytetar ka thyer rregullat duke qëndruar pas orës 10:00 jashtë shtëpisë, ndonëse kjo gjë tashmë është e ndaluar. Ai ka hapur muzikë me zë të lartë dhe ka nisur të kërcejë i vetëm muzikë latine. Ai është pikasur nga një polic, i cili i ka shkuar aty pranë, nga pas dhe i ka kërkuar që të shkojë në shtëpi. Qytetari është treguar shumë i bindur dhe ka mbledhur magnetofonin dhe rrobat dhe është larguar.