Qytetari habit me deklaratën: Ligji me vdekje i mbron njerëzit dhe historia e vrasjeve në komunizëm

21 Shtator 2020, 10:54

Ngjarjet e fundit kriminale kanë shqetësuar së tepërmi një telefonues. Duke komentuar në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ai bëri një deklaratë që habiti edhe drejtuesin e emisionit: Zotëria me bindje të plotë tha: “Ligji me vdekje duhet rikthyer pasi i mbron njerëzit dhe nuk i vret. Europa e ka gabim”. Më pas telefonuesi tregoi edhe historinë e dy vrasjeve të vetme në komunizëm.