Qytetari i ashpër me kryeministrin: “S’besoja se Rama do arrinte deri këtu”

17 Prill 2020, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2020-04-17 12:33:53

Një telefonues ishte shumë i ashpër me kryeministrin Edi Rama sot në mëngjes në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” të gazetarit Andi Kapxhiu. Ai ishte irrituar së tepërmi me ndryshimet në Kodin Penal dhe dënimin me burg për ata që shkelin karantinën duke thënë: “Do jemi vendi i parë që dënojmë njerëzit kur sëmuren.Nuk besoj të ketë vend në botë që të dënojë një njeri pse është i sëmurë. Shteti duhet të ketë një strukturë që ta furnizojë të sëmurin me ushqim e ilaçe.Nuk ma merrte mendja se Rama do arrinte deri këtu por ka edhe idiotë që i shkojnë mbrapa.U them t’i thërrasin mendjes”

    No videos found.