Qytetari i ashpër me politikanët: Për çfarë ju duhen kaq para?

24 Prill 2020, 10:37 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 10:40:47

Një qytetar mik i programit të mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm u rikthye sërish të telefononte në studio me gazetarin Andi Kapxhiu. Ai ishte shumë i ashpër me klasën poltike në Shqipëri dhe Kosovë duke thënë :”Klasa politike andej e këtëj kufirit përdor të njëjtën skemë, të njëjtën tabllo. Ne na mungojnë elementët shtetformues që të kemi të drejtat tona. Në Kosovë establishmenti e rrëzoi Albin Kurtin. Nuk e kuptoj se për çfarë politikanët i duan kaq shumë para, ç’i duan kaq lek”. Zotëria e mbylli komunikimin duke thënë :”Këtu duhet një juntë ushtarake e djathtë dhe jo komuniste”