Qytetari i bën thirrje LIVE OFL-së: 'Peshko' tek Gjiri i Lalzit

29 Maj 2020, 10:25 | Përditesimi i fundit: 2020-05-29 11:04:59

Një telefonues mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” i ka bërë thirrje Operacionit Forca e Ligjit që të mos merret me kriminelët por të “peshkojë” tek Gjiri i Lalzit. Qytetari duke komunikuar në studio me gazetarin Andi Kapxhiu ka shpjeguar se OFL duhet të shkojë dhe të hetojë atje pasurinë e politikanëve.