Qytetari ironi me faljen e gjobave:” Hip nga kali se të vrava,zbrit se prap të vrava”

18 Prill 2020, 10:18

“Hip nga kali se të vrara,zbrit nga kali se prap të vrava”. Një qytetar ka dashur ta nisë komunikimin e tij me emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” dhe moderatorin Andi Kapxhiu me këtë shprehje. Ai është kundër faljes së gjobave për ata që kanë shkelur masat e karantinës dhe ka bërë ironi me kreun e ekzekutivit: “Kryeministri me këtë vendim po bën diçka të ngatërrueshme dhe për mua kjo falja e gjobave është e gabuar sepse nuk është koha tani për të falur gjoba.”