Qytetari: Kemi frikë të shkojmë në Shkodër! Basha: Të zbardhen vrasjet ose shteti ka dorë

1 Prill 2019, 17:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e sotme ka zhvilluar disa takime në Malësinë e Madhe, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve në Shkodër, e fundit ditën e shtunë, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali.

Basha u shpreh se plumbat vranë njerëz të pafajshëm, që kanë dhënë kontribut për demokracinë dhe Shkodrën, referuar Brahim Bilalit, i cili përveç angazhimeve me PD-në, ka qenë edhe kryetar i shoqatës '2 Prilli'.

"Vrasja duhet të zbardhet se aty ka edhe njerëz që janë përfshirë në mënyrë të pafajshme. Të zbardhen ose shteti ka dorë" deklaroi ai.

Biseda me pronarin e një biznesi në Malësi të Madhe
Gazmend Fili: Ne kemi shumë frikë me dalë në Shkodër me pirë kafe, duhet me ndej brenda.
Lulzim Basha: E tmerrshme ajo që ka ndodhur, edhe thonë bandat, po hanë kokat e njëri tjetrit, po policia me cfarë paguhet?
Gazmend FiliPo ku dinë unë, me kaluar rrugës më kap mua
Lulzim Basha: Edhe ka ndodhur, njerëz të pafajshëm. Ajo vrasje duhet zbardh, pasi aty ka njerëz të përfshirë në mënyrë të pafajshme, që kanë dhënë kontribut edhe për Shkodrën edhe demokracinë, ose për ndryshe ka gisht shtetit, rrugë tjetër nuk ka. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka...