Qytetari këngë për deputetët: “Kuvendi u mblodh si kofini pas të vjelave”

16 Prill 2020, 10:23

Këtë të enjte Kuvendi mblidhet në seancë për herë të parë në situatën e pandemisë së koronavirusit dhe për këtë një telefonues foli në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Live në program me gazetarin Andi Kapxhiu ai ia morri këngës për deputetët dhe tha: “Kur ishim gjallë ne këta u bënë të vdekur se u fshehën ,tani që ne jemi keq këta dolën nga guacka si kërmilli. Unë them që mbledhja e ditës së sotme e Kuvendit është si kofini pas të vjelave duhet të kishin marrë shembull Kosovën”