Qytetari kundër të gjithëve: Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë! Popull dele!

28 Janar 2021, 12:31 | Përditesimi i fundit: 2021-01-28 12:43:12

Kundër politikanëve dhe kundër të gjithëve atyre që nuk mbrojnë të drejtat e tyre, një prej të rinjve telefonues sot në emsionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” u shpreh I revoltuar se pse populli duhet të jetë I varur tek politika për të ndryshuar fatet e veta, ndërkohë që nuk ndjehet të protestojë dhe të kërkojë shërbimet që i takojnë me ligj pa ia falur askush. Ne jemi antishqiptarë, deklaroi ai e ndërsa nuk ngremë zërin dhe sillemi si “dele” përballë politikës.