Qytetari me zë të lartë kërkon masa më të ashpra: Po vdesin njerëz, raki pihet në mëngjes jo darkë

25 Mars 2021, 10:14

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për masat kufizuese anti-Covid. Një qytetar edhe me zë të lartë kërkoi masa edhe më të ashpra kur tha se po luhet me jetë njerëzish. “Raki pihet në mëngjes e jo në darkë” tha ai duke sqaruar se mbyllja duhet të fillojë më shpejt.