Qytetari merr LIVE në emision dhe 'spiunon' pensionistët

6 Prill 2020, 11:55

Qytetari telefonon LIVE në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju”  dhe nxjerr zbuluar pensionistët duke thënë se dalin të gjithë dhe pinë raki e luajnë domino. Ai ka edhe një këshillë për deputetët dhe kryepleqtë duke u kërkuar që të zbresin në terren dhe të ndihmojnë familjet në nevojë. Telefonuesi shprehet se është i gatshëm të ndihmojë ata që nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpia.