Qytetari: Monika na është bërë si burri nënës, kujt i bën moral ajo?!

1 Nëntor 2020, 14:11

I irrituar me mënyrën sesi po sillen politikanët në vend një prej telefonuesve në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” është ndalur tek drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi. Ai kërkoi që kryetarja e partisë të mos dalë më në televizor se i ka ardhur në majë të hundës duke dëgjuar moralin që bën ajo kur është e akuzuar drejtpërdrejtë familjarisht nga Berisha për vjedhjen e floririt.