Qytetari në Kakavijë: Një 13-vjeçare iku me urgjencë në spital, nuk e lanë as të kalonte

14 Gusht 2020, 12:02

Qytetarët janë të lodhur dhe të revoltuar në pritjen 3-ditore ne Kakvijë për të kaluar në Greqi. Njëri prej tyre tha se një 13-vjeçare iku me urgjencë në spital dhe nuk e lanë as të kalonte në kufi, pasi gjendja e saj u përkeqësua nga vapa e lodhja. Gjithashtu edhe dy të moshuar janë larguar me ambulancë në spitalin e Gjirokastrës për shkak të vapës së madhe.