Qytetari nga Berati: Nuk kam shtëpi ku të karantinohem...më mirë të më marrë policia

26 Mars 2020, 14:10

BERAT- Në qytetin e Beratit, ka lëvizje. Kryesish janë të moshuar, të cilët thonë se dalin për të marrë pensionin ose për të blerë ilaçe.

Një qytetar, vijon të qëndrojë në rruge, sepse thotë se nuk ka një shtëpi ku të qëndrojë. Janë gjëra që i ka bërë perëndia, thotë ai, por është në gjendje ekonomike shumë të keqe që jeton me mëshirën e të tjerëve.Dola, jam i vetmuar. Jetoj në një shtëpi që është e braktisur. Dola se s'kam ku rri, me çfarë të merrem. Virusi po erdhi le të vijë, s'kam ç'ti bëj. Me të ngrënë, ça na japin. Dy herë në javë, të martë dhe të enjte marr nga kisha, pastaj nga çfarë marr nga shoqëria, ndonjë lekë ndonjë diçka. Ndaç të më marrë policia, ndac dreqi, jam më mirë të futem, se nuk kam çfarë bëj, ku të vete. nga të jap drejtim. Janë gjëra që i ka bërë perëndia, qeveria zbaton ligjin", thotë ai.