Qytetari: Pa ilaçet e zemrës mbaroj fare, na gënjen Rama apo kryeplaku

9 Prill 2020, 11:30

 

Nuk e dimë kush po na gënjen Rama apo komuna për sa i përket ndihmave. Kjo është një ankesë që bën një qytetar në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” të Andi Kapxhiut. Ai shton :” Me asnjë gjë nuk më kanë ndihmuar unë nuk kam as ilaçe që më duhen patjetër për zemrën. Kryeplaku i fshatit na thotë që mua nuk me pyet njeri.Unë pa ilaçet e zemrës mbaroj fare” thotë i shqetësuar zotëria.