Qytetari: Respektoj rregullat, produktet që blej i dezinfektoj me ujë dhe sodë buke

11 Prill 2020, 14:06

Një qytetar shprehet se i respekton të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Për gazetaren e Report Tv, Eliza Gjediku ai thotë se për të blerë ushqimet në treg apo në dyqane ai vendos maskë, doreza si edhe mban radhën e nevojshme. Ndërsa pasi shkon në shtëpi produktet e blera i dezinfekton me ujë me sodë buke dhe pastaj me ujë të pastër. Për sa i përket rritjes së çmimeve ai pohon se kanë rritje, por janë të pranueshme.