Qytetari tregon të vërtetën e tregut të Kamzës: Ju rrëfej ku gënjeu Rakip Suli!

19 Prill 2020, 14:41

Dy ditë pasi Report Tv ngriti shqetësimin për gjendjen e tregut të Kamzës, një qytetar ka telefonuar në emisionin “Shtypi i ditës dhe ju” me moderatorin Besard Jacaj, ku sipas ka rrëfyer se ç’ndodh vërtetë në atë treg. Ai ka deklaruar se kryebashkiaku Rakim Suli ka gënjyer sepse aty gjendja vijon të jetë e njëjtë, pa asnjë respektim të masave kundër Covid-19.