Qytetari vlerëson mjekët: Janë Zoti i dytë në tokë

8 Prill 2020, 10:16

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sot u diskutua për sistemin shëndetësor dhe mënyrën se si e ka përballuar emergjencën nga koronavirusi. Një telefonues bën vlerësimin maksimal për mjekët duke thënë:” Bluzat e bardha jane në vijën e zjarrit sikur të jenë para topit apo mitralozit.Qeveria është munduar për shpërblime por mos i genjejë, për mua doktorata është Zoti i dytë në tokë.Më parë shkoj e falem në spitale se në kishë dhe xhami.Po luftojnë me vdekjen” e mbyll ai.