Qytetari zbulon formulën magjike që ka politika: 8 vite ti e 8 unë, janë dhe hanë bashkë

28 Dhjetor 2020, 10:21

Në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm u fol për shpenzimet e festave të fundvitit. Por një telefonues zbuloi edhe i revoltuar një formulë magjike që sipas tij ka klasa politike shqiptare: 8 vite ti e 8 vite unë në pushtet. Politikanët janë dhe hanë bashkë e mbylli zotëria.